Medi
02LAJME

Dy gra rrihen nga dy burra në Mitrovicë, njëra bëhet për spital

Rastet e dhunës dhe sulmeve ndaj grave në Kosovë kanë qenë të theksuara edhe gjatë këtij viti. Raste të shumta të dhunës janë regjistruar edhe në qytetin e Mitrovicës, raporton “Mitropol”.

Veç dje, dy gra në Mitrovicë kanë pësuar sulm nga dy burra në dy raste të ndryshme.

Active 1

Rasti i parë i sulmit ka ngjarë në ora 12:00 ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femer kosovare.

“Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, njofton Policia e Kosovës.

Rasti i dytë është shënuar në ora 20:30 ku poashtu është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njejti pas nje mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, shkruan “Mitropol”.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Edhe i dyshuari i dytë, me vendim të prokurorit është liruar poashtu në procedurë të rregullt./Mitropol/

Koha