
Dikur ndanin të njejtën sallë kur që të dy luanin basketboll për klubin mitrovicas KB “Trepça”. Edhe sot, Arian Tahiri e Gazmend Asllani do ndajnë të njejtin ambient pune, veçse tash salla që do ndajnë do jetë ajo e Kuvendit Komunal, shkruan Mitropol.
Që të dy ish-basketbollistët kanë arritur që të marrin votat e nevojshme për të qenë pjesë e Asamblesë Komunale të Mitrovicës.
Arian Tahiri si bartës liste në PDK ka siguruar 11 mijë e 98 vota ndërsa si pjesë e listës së LDK-së, Gazmend Asllani ka arritur të futet në top 6-shen e më të votuarve, duke grumbulluar hiç më pak se 230 vota.
Sporti tashmë do jetë më i pranishëm në diskutimet që do mbahen brenda sallës së kuvendit në Mitrovicë./Mitropol/







