
Dje rreth orës 19:00 dy persona në Mitrovicë të veriut nën ndikimin e alkoolit janë përleshur fizikisht, shkruan Mitropol.
Si pasojë e përleshjes që të dy kanë marrë tretman mjekësorë.
“Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas i dyshuari është liruar, ndërsa viktima ka vazhduar me tretman të mëtutjeshëm.”, thuhet në raportin policor.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.






