Mëngjesin e sotëm rreth orës 8:00 në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë më saktësisht në fshatin Kçiq i Madh, ka ndodhur një aksident trafiku, shkruan “Mitropol”.
Në aksident janë përfshirë tri automjete.
Kështu ka konfirmuar për “Mitropol” Policia e Kosovës.
Ndërsa Drejtori Mjekësor i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Gëzim Berisha ka thënë për “Mitropol” se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“6 persona janë të lënduar, 2 prej tyre kanë lëndime më të rënda. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Janë duke u kryer ekzaminimet dhe konsultat e nevojshme”, tha Berisha.
Teksa tutje “Mitropol” mëson se dy nga personat që pësuan lëndime më të rënda, tashmë janë nisur për në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
“Një prej tyre ka pësuar lëndime në kokë dhe fytyrë, ndërsa tjetri lëndime në bark”, tha Drejtori Mjekësor, Gëzim Berisha.