
Policia e Kosovës në Mitrovicë ka bërë të ditur se sot rreth orës 17:12 është raportuar se në rrugën “Fadil Deliqi” në Mitrovicë është gjetur pa shenja jete.
Zëdhënësi i PK-së, Avni Zahiti konfirmoi për “Mitropol” se viktima është një burrë reth 56 vjeçar.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për rastin gjersa me urdhër prokurorit trupi i pa jetë u dërgua në IML për obduksion.
Gjersa rasti tjetër u raportua sot rreth orës 17:20 në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë.
Aty është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 77 vjeçar.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për rastin dhe rezulton se vdekja ishte natyrale./Mitropol/








