
Dy persona janë raportuar të zhdukur dje në Mitrovicë.
Njëri nga rastet është raportuar në fshatin Zhabar e rasti tjetër është raportuar të ketë ndodhur në rrugën Ragip Bislimi.
Rastet në polici janë paraqitur nga familjarët e të zhdukurve, shkruan “Mitropol”.
Raporti i plotë policor:
Rr. Ragip Bislimi, Mitrovicë 15.01.2023 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.
Fsh. Zhabar, Mitrovicë 15.01.2023 – 11:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.








