Dy policë bëhen për spital, u sulmuan nga i dyshuari dhe familja e tij gjatë arrestimit
Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore gjatë ekzekutimit të urdhërit të arrestimit ndaj një të dyshuari në Vushtrri, njofton “Mitropol”.
Policët janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari dhe dy familjarë të tij.
Tre të dyshuarit janë arrestuar.
“Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Njëri prej të dyshuarve pas inicimit të rastit është dërguar në vuajtje të dënimit ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin policor.