02LAJME

Dy prej 15 personave të lënduar nga shpërthimi i bombolës në Kçiq në gjendje të rëndë

Një bombolë gazi ka shpërthyer sot rreth orës 16:30 në një shtëpi në Kçiq të Mitrovicës me ç’rast 15 persona të një familjeje kanë pësuar lëndime, mëson “Mitropol”.

Rastin për “Mitropol” e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Koha
Market Florenti
Florenti Company

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.”, tha ai.

Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi.

Burime të “Mitropol” brenda Emergjencës së Spitalit në Mitrovicë bëjnë me dije se dy nga 15 familjarët e lënduar kanë pësuar lëndime më serioze./Mitropol/