Aurora Group
02LAJME

Dy programerë të rinjë vushtrrias digjitalizojnë bibliotekën e qytetit të Vushtrrisë

Një projekt tejet ambicioz është realizuar nga dy nxënës Innovation Academy në Vushtrri, të cilët kanë zhvilluar një projekt që digjitalizon bibliotekën e qytetit të Vushtrrisë.

Nxënësit që realizuan projektin janë Feisal Bahtiri dhe Dren Sejdiu. Ata arritën të zhvillojnë projektin falë njohurive të marra gjatë vijimit të kurseve të programimit në Innovation Academy në Vushtrri.

Aurora Group

“Këta dy nxënës të Akademisë sonë kanë gjetur zgjidhjen e sigurimit sa më të lehtë të librave shkollor dhe botimeve të tjera.
Me anë të kësaj webfaqeje ata kanë shfaqur njohuritë e mësuara gjatë këtyre viteve dhe shkathësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve me të cilat hasemi çdo ditë!” shkruan Innovation Academy

Ky projekt duket të thyej barrierën e digjitalizimit të librarive, që mbetet një sfidë edhe në nivel vendi./VushtrriaOnline/

Koha