02

Dy punëtorë goditen nga rryma në Parkun Industrial “Trepça”, dërgohen në Spital

Dy punëtorë janë lënduar mesditën e sotme pasi ranë në kontakt me rrymën duke punuar në një trafo në Parkun Industrial Trepça.

Market Florenti
Roadside

Jepi zë ka mësuar se një nga të lënduarit është punëtor i Trepçës dhe tjetri i KOSTT.

Koha
Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, i cili ka thënë se ekipet policore kishin dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 12:00, është pranuar një informatë se te ish fabrika e akumulatorëve në Kombinatin Trepça në Mitrovicë janë lënduar dy persona të cilët kishin qenë duke kryer punime në një trafo të rrymes dhe të njëjtit ishin dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, ka thënë Prekazi.

Ndërkaq, mësohet se një nga punëtorët është dërguar për trajtim në QKUK.

U.D. i kryeshefit të Trepçës, Faton Ahmeti, ka konfirmuar rastin dhe ka shtuar se të dy punëtorët janë jashtë rrezikut për jetë.

“Po janë lënduar dy punëtorë në Parkun Industrial, teksa punonin në një trafo. Fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Ahmeti.