KOSOVËLAJME

Dy raste të dhunimit brenda 24 orëve, një person i arrestuar

Policia ka njoftuar se dy femra, një në Prishtinë dhe një në Pejë dyshohet se janë dhunuar të dielën.

Market Florenti
Roadside

Siç njofton policia në lidhje me rastin në Prishtinë, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Koha
Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company

“Prishtinë / 03.11.2024 – 01:00. Lidhur me rastin e lartcekur Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë kompetente është duke bërë hetime intensive. Me vendim të prokurorit viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa një person është dërguar në mbajtje, si i dyshuar për dhunimin në Pejë.

“DHUNIM Pejë/ 03.11.2024-NN. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”.