Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit të përbashkët, nga ana e pjesëtarëve të KFOR-it, është pranuar informatë se një veturë ka kaluar nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Bubë të Zubin Potokut dje rreth orës 14:55, njofton Mitropol.
Duke u bazuar në informatën dhe përshkrimin e veturës, në bashkëpunim me KFOR-in është ndaluar vetura me targa të huaja, si dhe dy persona meshkuj shtetas të Serbisë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të nijetit janë liruar në procedurë të rregullt./Mitropol/