02LAJME

Dy sulme në Veri të Kosovës: Një me lëndime të rënda, tjetri me lëndime të lehta

Fushata

Në Veri të Kosovës, gjatë ditës së djeshme, janë regjistruar dy raste të sulmeve. Në Mitrovicën e Veriut, një burrë ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa në Leposaviq është raportuar një rast me lëndime të lehta.

Rasti i parë në Mitrovicë të Veriut ka ndodhur dje rreth orës 21:30, prej nga viktima që pësoi sulmin ka marrë tretman mjekësorë.

Florenti Company

Rasti tjetër që ka ndodhur në Leposaviq, ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Për sulmin në Mitrovicë të Veriut i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa lidhur me atë në Leposaviq pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.