Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, një në Skenderaj e një në Vushtrri për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, shkruan Mitropol.
Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Klinë të Skenderajt, ku i dyshuari në një aheng familjar dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja.
“Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti i dytë ka ndodhur në Doberllukë të Vushtrrisë ky të dyshuarit ku të dyshuarit pas disa të shtënave me armë zjarri në ajër i është konfiskuar një pistoletë me dy copë gëzhoja.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.