Aurora Group
02LAJME

Dy të lënduar nga aksidenti mes një kamioni dhe dy veturave në Skenderaj, detaje nga Policia

 

Dy persona janë lënduar nga aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 13:25, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Llaushë.

Aurora Group

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura, kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:25, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Llaushë. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura, përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona,” ka thënë Zahiti.

Weelnes