
Shqetësimet e formave të ndryshme ndaj femrave në vendin tonë janë bërë të pashmangshme.
Një rast i kanosjes ka ndodhur dje në orët e pasditës ndaj dy të miturave në Mitrovicën e veriut, përkatësisht në shetitoren ‘Kral Petar’, shkruan Mitropol.
Dy vajza të mitura kanë treguar se janë ofenduar nga dy persona të panjohur, madje njëri prej tyre kishte goditur me krah njërën nga vajzat.
Policia është njoftuar dhe rasti po vazhdon të hetohet./Mitropol/








