LAJME

Dy të vdekur në aksident në ‘Rrugën e Kombit’, të përfshirë edhe disa kosovarë – shihen targat 02

Një aksident tragjik në komunikacion është regjistruar këtë të mërkurë në “Rrugën e Kombit”.

Siç raporton ABC News në Shqipëri, mësohet se rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.

Koha
Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediumit shqiptar, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.