
Një aksident mes dy veturash ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë, njofton “Mitropol”.

Aksidenti ka ngjarë konkretisht në segmentin në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Siç mund të shihet edhe nga fotografitë, nga aksidenti kanë pësuar dëme të mëdha të dy veturat e përfshira gjersa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe ekipe nga Policia e Kosovës.
”Mitropol” ka kontaktuar me PK-në dhe ndodhet në pritje të informatave të detajuara.








