
Sot bëhen dy vite prej kur sipas rezultatit zyrtar që ishte publikuar, Lëvizja Vetëvendosje kishte kaluar me numër të votave të gjitha subjekte e tjera në Mitrovicë në zgjedhjet qendrore të vitit 2021, shkruan “Mitropol”.
Në bazë të rezultateve që kishte publikuar KQZ, Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë 22.581 vota ose 64.26% nga totali i përgjithshëm.
PDK pati marrë 8.509 vota ose 24.21% të votave të përgjithshme, duke pësuar një rënie të theksuar nga zgjedhjet e vitit 2019.
Më pak vota në Mitrovicë kishte marrë LDK me gjithsej 2.146 vota, ose 6.10% të totalit të votave.
E shumë më keq i kishte punët AAK-ja, e cila kishte arritur të marrë vetëm 531 vota gjithsej, ose 1.51% në total.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet qendrore ishte zgjedhur subjekti më i votuar në Mitrovicë e Kosovë, por vetëm një vit e ca muaj më pas, në nivelin lokal me Agim Bahtirin si kandidat kishte humbur zgjedhjet karshi Bedri Hamzës nga PDK./Mitropol/







