Aurora Group
KOSOVËLAJME

Dyfishohet numri i të vaksinuarve, gati për të filluar mësimin më 1 shtator

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Berdyna në një konferencë për medie, tha se janë duke bërë përgatitjet që mësimi të fillojë më 1 shator në objektet shkollore.

Sipas saj, aktualisht janë 55 mijë e 94 persona nga personeli arsimorë duke sqaruar se në dy javët e fundit është dyfishuar numri i atyre që kanë marrë vaksinën.

Aurora Group

“Na ndajnë edhe pak para fillimit të vitit të ri shkollor, ku jemi duke bërë përgatitjet që mësimi të fillojë në kohë dhe me datën 1 shtator, gjithmonë me masat dhe kontrollimin e shkollave dhe që vaksinimi të jetë në nivel”.

“Numri i personelit të vaksinuar është 55 mijë e 94 të vaksinuar. Krahasuar me dy javë më parë kemi një dyfishim të personelit arsimor që janë vaksinuar”, theksoi tutje ajo.

Koha