Premium Store
KOSOVËLAJME

Dyshimet për dhunimin e 10-vjeçares, caktohet masa e paraburgimit për nënën dhe një të dyshuar

Gjykata Themelore në Gjakovë u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit dhe nënës që dyshohen se kanë dhunuar seksualisht një 10-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj.

Medi

Muqaj ka thënë se nënës së 10-vjeçares i është caktuar masa e paraburgimit prej një muajsh, për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

“Të dyshuarit me inicialet Y.V i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për veprën penale ‘dhunim’. Edhe të ëmës së viktimës V.H., i është caktuar një muaj paraburgim për veprën penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’. Të dy të paraburgosurit janë nga Gjakova”, ka thënë ai./Dukagjini

Koha