KOSOVËLAJME

Dyshohet për helmim masiv në Serbi, 50 fëmijë që shkuan për stërvitje ankohen për të vjella e diarre

Një helmim masiv i fëmijëve dyshohet të ketë ndodhur dje në Serbi.

Market Florenti
Roadside

Rreth 50 fëmijë serbë, të moshave nga pesë deri në 16 vjeç, ishin ankuar për probleme me stomakun, të vjella e diarre.

Market Florenti
Koha
Florenti Company
Market Florenti

Të njëjtit ishin duke qëndruar në një hotel në qytetin e Krupanjës për stërvitje sportive, dhe ankesa për të tillat probleme shëndetësore, kishin edhe trajnerët e tyre nga Serbia dhe jashtë saj.

Sipas serbes Blic, të gjithë fëmijët me shenja të sëmundjes janë tashmë në dietë dhe ndihen mirë.

Megjithatë, për të përcaktuar shkakun e ankesave, një hetim nga ekipet e Institutit serb për Shëndetin Publik në Shabac, ishin në teren për të kontrolluar situatën higjienike dhe shëndetësore të ushqimit, ujit dhe kushteve në të cilat fëmijët po qëndronin.