Dyshohet për kontrabandë të produkteve mjekësore, Dogana dhe Policia bastisin barnatoret në veri

Foto Ilustrim
Dogana e Kosovës, me asistim të Policisë është duke zhvilluar aksion në dy lokacione në veri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
I njëjti ka bërë të ditur se një nga aksionet është ende duke zhvilluar në Zveçan.
Kontrolli kryhet për shkak të dyshimit për kontrabandë me mallra, gjegjësisht produkte mjekësore.