Medi
02LAJME

Dyshohet se sulmoi institucionet e Kosovës, raportohet se është liruar qytetari serb nga paraburgimi

Miljan Axhiq nga Zveçani, i cili u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar në vendkalimin në Jarinje, sot është liruar për t’u mbrojtur në liri, raporton KosovoOnline, e që është konfirmuar për ta nga avokati I të pandehurit, Millosh Deleviq.

Paraprakisht, trupi gjykues i Gjykatës në Prishtinë ka miratuar propozimin për zëvendësimin e paraburgimit për Axhiqit me një kusht prej 20 mijë eurosh, në mënyrë që të mbrohet nga liria. Paratë u mblodhën dhe Axhiq u lirua.

Active

Avokati Millosh Deleviq thekson se Miljan Axhiq sapo është liruar nga burgu dhe se i vetmi obligim i tij është të paraqitet në të gjitha seancat e parapara në gjykatë.

“Pas vendimit të sotëm për lirimin me kusht, familja e Miljan Axhiqit ka arritur të mbledhë para dhe të paguajë shumën prej 20 mijë eurosh në mënyrë që ai të mbrohet nga liria në procedurat e mëtutjeshme gjyqësore”, tha avokati Deleviq.

Axhiq është një nga tre serbët e arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar, arrestimi i të cilit u pasua me barrikada në veri të Kosovës. Ai akuzohet për një sulm të dyshuar ndaj një zyrtari. Adžić u arrestua më 9 dhjetor në vendkalimin administrativ Jarinje kur po kthehej nga Serbia. Kosovo Online.

Active