KOSOVËLAJME

Dyshohet se tre persona janë zhdukur si pasojë e vërshimeve në Pejë

Burime të Dukagjinit kanë bërë të ditur se dyshohet se tre persona janë zhdukur si pasojë e vërshimeve, në Pejë.

Ndërsa, pak më herët është raportuar se një fëmijë ka humbur jetën, gjithashtu, si pasojë  e këtyre vërshimeve.

Koha
Florenti Company
Market Florenti

Në lidhje me këto vërshime për Radio Dukagjinin, Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik ka thënë se edhe gjatë ditës së diel pritet të jetë mot i njëjtë gjatë orëve të paradites, ndërsa pasdite do të këtë shkarkime të rrufeve.

“Kolegia që gjendet në terren ka raportuar që në një interval të shkurtër kohë kemi pasur  sasi të mëdha të reshjeve. kështu ato reshje kanë rezultuar me vërshime lokale. Reshje kemi pasur dhe në shumë vende të Kosovës. Por intezitet me i vogël. Nesër parashihet mot i ngjashme ndërsa pas ditës me shkarkime rrufesh”, ka thënë Aliu.