EKONOMIKOSOVËLAJME

E çuditshme: Mërgimtarët po zhvasin buxhetin e shtetit të Kosovës, mijëra aplikime për librat shkollorë nga diaspora

Ministria e Arsimit është në telashe që kur mori vendimin që prindërit t’i blejnë vet tekstet shkollore e më pas paratë t’u transferohen nëpër xhirollogaritë e tyre bankare. Ministria do të ndajë nga 80 euro për blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për një nxënës.

Në aplikimin përmes platformës eKosova, ndonëse  po paraqiten vështirësi në disa raste, tashmë një telashe tjetër i ka dalë kësaj ministrie. Periskopi ka kuptuar se për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit e shkollave fillore janë duke aplikuar edhe individë që nuk jetojnë fare në Kosovë. Burime brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, i kanë thënë Periskopit se janë mijëra raste që bashkatdhetarë të cilët tashmë nuk jetojnë në Kosovë, janë duke aplikuar për subvencionimin e teksteve shkollore për fëmijët e tyre. E kjo e ka vënë në siklet MPB-në për shkak se nuk po gjen mënyrë se si ta ndalojë këtë fenomen.

Market Florenti
KL
Koha
Florenti Company

“Me mijëra mërgimtarë janë duke aplikuar për të marrë paratë për librat shkollor. Ministria e Punëve të Brendshme është në dijeni të këtij fenomeni dhe është në hall se ti ta ndalojë këtë”, i ka thënë burimi Periskopit