E dhimbshme: Familja dhe fëmijët e përkujtojnë mitrovicasin Fatos Kalaja në ditëlindjen e 38-të

Muaj më parë Mitrovica ishte troditur nga vdekja e të riut Fatos Kalaja.
Mitrovicasi Kalaja, i cili vdiq në moshën 37 vjeçare, ka qenë i njohur në qytetin e Mitrovicës si një djalë punëtor që gëzonte respekt të madh.
Sikur të ishte në mesin tonë, Fatosi do ta festonte ditëlindjen e tij të 38-të.
Nëna e tij, Kumrija dhe fëmijët e të ndjerit Leka, Bora dhe Rroni e kanë kujtuar sot ditën e lindjes së Fatosit.
Urimi nga familja:
“Urime ditelindja engjulli yne mbrojtes !Sikur te ishe ne mesin tone do te festonim bashke…malli dhe dhimbja per ty shtohet cdo dite e me shume”/Ditori.com








