
Gjatë natës së mbrëmshme rrugët e qytetit të Mitrovicës u bënë strehë e fëmijëve sirianë, të cilët duke mos pasur ku të flenë, gjumin e bënë nëpër trotuaret e rrugëve, shkruan Mitropol.
Këta fëmijë bashkë me familjarët e tyre kanë lënë vendin prej nga vinë në kërkim të një jete më të mirë, mirëpo jo gjithçka po ju del ashtu siç kanë menduar.
Njëra nga vështirësitë e tyre është edhe strehimi, e në pamundësi për ta siguruar atë sirianët detyrohen të flenë rrugëve.
Në fotot e siguruara nga Ditori.com, shihen fëmijë sirianë të mbuluar me batanije dikun në rrugët e qytetit, gjë që është e dhimbshme për tu parë.
Se a do të merret shteti i Kosovës me ta për t’i siguruar strehimin e duhur, mbetet të shihet. /Mitropol/
📸 Ditori.com








