Medi
KOSOVËLAJME

E dhimbshme: Fëmijët skamnorë në Prishtinë ngrohen në auspuh të autobusit

Gjendja ekonomike e një pjese të theksuar të qytetarëve në Kosovë mund të vërehet vetëm me këtë fotografi, shkruan Mitropol.

Në këtë pamje të realizuar sot në qendër të Prishtinës shihen dy fëmijë skamnorë të cilët mundohen që ftohtit të dimrit t’i bëjnë ballë duke u ngrohur në pjesën e pasme të autobusit urban.

Market Florenti

Ata shihen teksa i fusin duart në pjesën ku gjendet auspuhi i autobusit, pjesë kjo prej ku fryen ngrohtë.

Besohet se këta fëmijë të jenë shitës ose pastrues ambulantë që zakonisht ndalojnë veturat në trafikun e Prishtinës./Mitropol/

Premium Store