02LAJME

E dhimbshme: Ky është 65-vjeçari që humbi tragjikisht te gurthyesi në Skenderaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Qirez të Skenderajt, ku një person ka humbur jetën tragjikisht te një gurthyes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Sinjali mëson se viktima është Vesel Zejnullahu, 65-vjeçar.

Koha
Market Florenti
Florenti Company

Rastin tragjik e ka konfirmuar edhe Policia, të cilët kanë bërë me dije se tani për tani janë të paqarta rrethanat e vdekjes.

Bazuar në informatat fillestare, sot rreth orës 13:43, është raportuar se në një vendpunishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani per tani të pa sqaruara ka humbur jetën, viktima mashkull i moshes madhore! Njësitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes!”, thanë nga Policia.

I ndjeri mori lëndime të rënda trupore, që rezultuan të jenë fatale, pasi dyshohet se e ka zënë ekskavatori.