E dhimbshme: Ky është personi që u gjend pa shenja jete në vendin e tij të punës në Prishtinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në Podujevë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës.
Sinjali mëson se personi që u gjend i vdekur është Smaijl Rama, rreth 55-vjeçar, i cili ishte rojtar në një objekt.
Rasti ka ndodhur te Agjencia e Regjistrimit Civil, teksa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.