Medi
LAJME

E dhimbshme: Refugjatët kanë vdekur nga të ftohtit duke kërkuar një strehë pas dëbimit nga BE

BBC ka marrë prononcime nga emigrantët që thonë se janë dëbuar ilegalisht nga Bashkimi Evropian dhe nga trupat kufitare polake.

Pranë kufirit midis Bjellorusisë dhe Polonisë, korrespondenti i BBC-së për Evropën, Nick Beake, gjeti emigrantë të bllokuar në një pyll, me temperaturat që gjatë natës biejnë afër ngrirjes. Mësohet se të paktën katër persona kanë vdekur.

Medi

Anëtaret e BE-së, Polonia, Letonia dhe Lituania kanë shpallur secila gjendje të jashtëzakonshme mes mijëra njerëzve që përpiqen të kalojnë nga Bjellorusia. BE-ja ka akuzuar presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko, për përdorimin e emigrantëve si armë, ndërsa Polonia ka ndaluar punonjësit e ndihmës dhe gazetarët nga zona kufitare.

Pellini