
Depresioni shpeshherë është cilësuar si një faktor serioz që mund të drejtojë njeriun drejt vetëvrasjes. Ndjenjat e dëshpërimit, zemërimit, e depresionit jo rrallëherë i kanë shtyrë të rinjtë të tentojnë të kryejnë këtë akt.
Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur sot në Mitrovicë, ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës duke u hedhur nga kati i dytë i një ndërtese në rrugën “Ferat Dragaj, rast për të cilin raportoi “Mitropol”.
Viktima, e moshës 34-vjeçare ka shpëtuar mrekullisht dhe fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore në vendin e ngjarjes e më pas nga Spitali Rajonal i Mitrovicës është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Rasti është raportuar në Polici nga nëna e saj e cila e pa momentin e tmerrshëm kur e bija kërceu nga kati i dytë i banesës, por fatmirësisht shpëtoi dhe kishte shenja jete.
Posa Policia është njoftuar për rastin, një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe më pas për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.
E rreth një orë më parë gruaja që ra nga kati i dytë vdiq në QKUK.
Këtë e konfirmoi për “Mitropol” Avni Zahiti, zëdhënës i PK.
“Sot, rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën ” Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e një ndërtese ka pësuar lëndime trupore viktima rreth 35 vjeçare, femër/ kosovare, e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa në ora 18:00, nga QKUK në Prishtinë është raportuar se viktima ka vdekur.Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”, tha ai për “Mitropol”.
Hetuesit policor kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.








