
Sot rreth orës 14:12 ka ndodhur një vetaksident në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit, kur një kamion është goditur për murin e një shtëpie.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftojmë se sot më 25.07.2022 rreth orës 14:12 në dalje fshatit Pogragjë një person i gjinisë mashkull shtetas i Kosovës duke drejtuar kamionin e tij shkakton vetaksident . Njësitet e trafikut janë në vend ngjarje duke i zhvilluar hetimet”.
Mësohet se shoferi i kamionit ka ndërruar jetë.
Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin pronari i firmës së kamionit “Riza Trans”, Riza Avdyli.
Bëhet e ditur se shoferi ka ndërruar jetë derisa ishte rrugës me autoambulancë për në spitalin e Gjilanit.








