Medi
02LAJMESHNETA

E frikshme: Pacientët mitrovicas me koronavirus trajtohen në ambiente me myk e plot mbeturina, Bahtiri pa zë

{"source":"other","uid":"6B06F2DB-1E6E-4915-BF47-D780DACFBF9F_1629453735636","origin":"gallery","fte_sources":[],"used_sources":"{"version":1,"sources":[]}","premium_sources":[],"is_remix":false}

Gjendja e hapësirave ku po trajtohen pacientët mitrovicas të prekur nga koronavirusi është e frikshme. Këto ambiente janë të mbushura me myk nëpër mure jashtëzakonisht johigjienike, shkruan Mitropol.

Medi

 

 

 

Gazetarët e Mitropol kanë vizituar ambientet ku pacientët janë vendosur në Qendrën e Hemodializës Kronike, ku nuk kanë as ujë për t’i larë duart si duhet e ku muret dhe dollapët janë në gjendje të mjerueshme e pa asnjë pikë higjienë. Madje, aty edhe prizat e mureve janë jofunksionale. 

Pacientët i thanë Mitropol se po ndjehen të shqetësuar se do marrin ndonjë sëmundje tjetër për shkak të papastërtisë që mbretëron aty.

“Veç m’u sëmurë e me vdekë prej të flliqtit, se korona ndoshta na kalon diqysh”, thotë njëri nga pacientët për Mitropol.

Nga Drejtoria e Shëndetësisë nuk kanë dhënë asnjë sqarim se pse këta pacientë janë vendosur në këto hapësira të tmerrshme për nga kushtet higjienike.

Gjendje edhe më e tmerrshme mbretëron në dhomën anash dhomës ku këta pacientë po trajtohen. Ajo dhomë tashmë duket si të ishte deponi mbeturinash.

Për gjendjen e repartit të shëndetësisë tash e 8 vite, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri nuk ka marrë asnjë përgjegjësi. Ai madje kishte premtuar rrënimin e këtij objekti dhe ndërtimin e një objekti të ri, mirëpo edhe kjo ishte veç një mashtrim elektoral për qytetarët e Mitrovicës./Mitropol/

Pellini