E FUNDIT: Faton Peci paralajmëron padi për Ekrem Llukën, Lirim Mehmetajn dhe Ermal Pandurin

Faton Peci ka bërë të ditur se ka nisur kallëzim penal kundër Ekrem Llukës, Lirim Mehmetajt dhe Ermal Pandurit, shkruan Mitropol.
Peci ka thënë se Lirim Mehmetaj e ka quajtur atë “kriminel” dhe se e ka krahasuar me Sllobodan Millosheviqin, andaj për këtë do të bëj kallëzim penal ëpër veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” dhe vepra të tjera të ndërlidhura.
“Po ashtu, do të inicoj procedura ligjore të kallëzimit penal, dhe ankesë në KPM edhe ndaj RTV Dukagjini dhe drejtuesve të tyre, pasi që jashtë skemës së zakonshme programore kanë dizajnuar, orkestruar e implemtuar një fushatë që po zgjatë që një vit e gjysmë, gjatë së cilës pandërprerë e në mënyrë sistematike është sulmuar, demonizuar, fyer e baltosur personaliteti im si njeri, si politikan e si qeveritar. Kjo ka ndodhë nën organizimin e Ermal Pandurit, por natyrisht se dirigjimi vjen nga pronari Ekrem Lluka”, tha tutje ai.
Në anën tjetër, gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se do të vazhdoj ta quaj kriminel Faton Pecin edhe pse nuk ka vendim gjyqësor për diçka të tillë, pasi që sipas tij Faton Peci është i tillë.
Mehmetaj po ashtu tha se deklaratat e tij i janë shkëputur e montuar me qëllim që të deformohet ajo çka ka folur.
“Policise i kam dorezuar edhe fakte per kete gje, por ata nuk po reagojne, fatkeqesisht.
Ne nje shtet minimalisht normal, njerez qe bejne krime te tilla perfundojne ne burg. Ketu, vazhdojne jeten normalisht.
E derisa ta kemi kete shtet minimalisht normal, s’me mbetet gje tjeter pos te luftoj cdo dite me nje ushtri te tere propagandistesh.
P.S
Vazhdoj mos me ça trapin per kete parti putiniste. Sepse, popullit nuk i ike dot e verteta.”, ka thënë Mehmetaj.








