Premium Store
02KOSOVËLAJME

E FUNDIT: Largohen edhe tre autobusët nga barrikada e Rudarit

Barrikadat në Rudarë kanë vazhduar të largohen , pasi ishin të vendosura këtu tash e 20 ditë, shkruan “Mitropol”.

Për momentin këtu janë larguar disa kamioneta e edhe tre autobusët e vendosur në gjendje bllokade.

Weelnes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi dje se largimi i barrikadave ishte vetëm çështje orësh.

Largimi i barrikadave vie pas takimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me siç njoftoi ai, serbët e Kosovës ku u pyetën se çfarë të veprohet me barrikdat tutje.

Dje gjatë ditës, ish-polici serb i arrestuar pas dyshimeve për sulm terrorist ndaj zyrave të KQZ-së tek “Tre Rrokaqiej, Dejan Pantiq u lirua në burgim shtëpiak. Lirimi i tij ishte një nga kushtet që kishin serbët për largimin e barrikadave.

Pritet që largimi i bllokadave të ndodhë edhe në pikat e tjera në komunat veriore gjersa kamionetat tek Shkolla Teknike tashmë janë të ndezura./Mitropol/

Active 1