
Kryetari në ardhje i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka folur për marrjen e mandatit të Kryetarit në Komunën e Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Hamza, ka theksuar se po i pret procedurat ligjore dhe juridike që ta marrë postin e të parit të qytetit.
“Aktualisht po pres që të krijohen kushtet juridike që me mujt me pranu detyrën. Duhet krijuar rrethanat ligjore që me u themelu asambleja dhe me vazhdu punën”, ka thënë Hamza.
Ai ka theksuar se nuk është i interesuar të qeverisë vetëm, dhe se synon bashkëpunimin me parti tjera në mënyrë që të krijohet një qeverisje stabile.
Kujtojmë se Bedri Hamza në zgjedhjet e 17 tetorit ka arritur t’i fitoj zgjedhjet pa balotazh.
Hamza u rendit i pari më 53% të votave duke e mundur bindshëm kryetarin e deritashëm të Mitrovicës, kandidatin e Vetëvendosjes, Agim Bahtirin./Mitropol/







