E harron Mitrovicën, Armend Agollit i interesojnë më shumë çështjet nacionale, a është duke kandiduar për Kryeministër apo për Kryetar Komune?

Kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Armend Agolli, duket se fort nuk po i intereson për qytetin e Mitrovicës, dhe brengat e qytetarëve mitrovicas, shkruan Mitropol.
Agollit siç duket po i pëlqen të merret më shumë me punët e qeverisë dhe me çështje nacionale për të cilat nuk ka kompetenca të veprojë.
Agolli aktualisht është i angazhuar për t’u marrë me pandeminë dhe pothuajse çdo ditë e bënë nga një postim përmes të cilit kritikon Qeverinë për rastet e mëdha të të infektuarëve me Covid-19.
Në anën tjetër interesimi i tij për t’u marrë me Mitrovicën është shumë i vogël, kjo po vërehet edhe tash në periudhën e parafushatës kur Agolli nuk po angazhohet fare për t’i fituar zgjedhjet.
Se a e ka vendosur LDK vetëm sa për sy e faqe kandidaturën e tij, apo ka mungesë figurash në nivelin qendror me profil mjekësor, kjo mbetet të shihet në zgjedhjet e 17 tetorit. /Mitropol/








