E kemi borxh t’ua mësojmë gjeneratave të reja shëmbëlltyrën e heronjve tonë

Shkruan: Jahir Sumiçi
Thonë se kur historia harrohet, ajo përsëritet prap!
Duke qenë se historia e popullit tonë është hartë e mbuluar me gjakun dhe jetën e plotë e përplotë trimave e trimëreshave, heronj e heroinave që sakrifikuan gjithçka që ne sot të frymojmë lirshëm! Atëherë e kemi borxh para Zotit pastaj para tyre, që t’ua kujtojmë gjeneratave të reja e t’i frymëzojmë me shëmbëlltyrat e qytetit dhe shtetit tonë, me ç’rast të parët në vijën e frontit janë ata që vdirën jetën mondane në kohë të vështira padrejtësie e lufte.
I tillë ishte Eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Vidishiqi i Shalës së Bajgorës “Xhevat Jusufi”.
Ishte gjaku i tij i ngrohtë që vlonte nga dashuria dhe dëshira e madhe për liri e pavarësi, që e shkriu borën e ftohtë të janarit duke u derdhur padrejtësisht pas shpinës nga frikacakët që kurrë nuk e paten guxim t’i dilnin përballë.
Meqë këto ditë ishte 23 vjetori i rënies së tij, vendosëm që së bashku me nxënësit e Gjimnazit “Frang Bardhi”, të flasim për jetën dhe veprën e tij madhështore duke u’a kujtu gjeneratave të reja se themelet dhe faqet e ndritura të historisë sot, janë rezultatit i sakrificës së Xhevatit dhe shokëve të tij dje!
Përjetë mirënjohës të rënëve për liri ⚘.









