LAJMEROZË

“E kisha shok, kam paguar kamatë 20 mijë euro në muaj…”, Afrim Muçiqi i mori 70 mijë euro borxh me fajde

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, më 31 korrik 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Erdin Rekës, i cili akuzohet se i ka dhënë para me fajde këngëtarit Afrim Muçiqi.

Market Florenti
Roadside

Sipas aktakuzës, Reka akuzohet se nga fundi i vitit 2012 deri nga gjysma e vitit 2013, i cili në atë kohë ishte shok i Muçiqit, duke shfrytëzuar në atë periudhë gjendjen e rëndë financiare të tij, fillimisht i jep para me fajde, në disa raste, borxh ky që arrin shumën prej 70 mijë euro.

Florenti Company
Market Florenti
Koha
Market Florenti

Në aktakuzë thuhet se duke shfrytëzuar edhe besimin e madh që i dëmtuari kishte ndaj të akuzuarit, ky i fundit përpiloi Kontratë fiktive mbi huanë kinse e lidhur më 15 mars 2012 mes Rekës si huadhënës dhe në anën tjetër Afrim Muçiqi dhe djali i tij, A.M., si huamarrës.

Gjithnjë sipas aktakuzës, për shkak të vonesës për kthimin e borxhit/fajdesë në shumën e lartcekur, nga fillim i vitit 2013 në vazhdimësi, e ngarkon me kamatë mujore 30%, kështu që Afrim Muçiqi detyrohet që në vitin 2013 të shes shtëpinë për të paguar kamatën, e cila kamatë paguhet deri në fund të vitit 2014.

Kështu, aktakuza thotë se i akuzuari Reka ka përfituar dobi pasurore në shumën prej 512 mijë euro dhe kur Muçiqi e kupton se është duke pësuar financiarisht dhe i akuzuari nuk ndalet së kërkuari fajde duke shpikur shuma të tjera, refuzon të paguajë shumën e mëtejshme të fajdesë ndaj Rekës, raporton Betimi për Drejtësi.

Me këtë, Reka akuzohet se ka kryer veprën penale “Fajdeja”.

Në deklaratën e dhënë më 31 maj 2024 në Prokurori, Muçiqi ka deklaruar se e ndien veten shumë të dëmtuar jo vetëm për shkak të të hollave por edhe për shkak të prishjes së imazhit.

Ashtu siç e kam cek në deklaratën e datës 09.11.2018, Erdinin e kam takuar në vitin 2009-2010, e kam shok, në mesin – fundin e vitit 2012 fillimisht ia kam kërkuar 10,000€, pastaj kam vazhduar në fillim të vitit 2013, 10,000€ të tjera, kah fundi i vitit 2013 ka arrit shifrën 70,000€ për të cilat kam paguar kamatë 21,000€ në muaj”, citohet të ketë deklaruar Muçiqi.

Prokuroria ka propozuar që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, i akuzuari të shpallet fajtor për veprën që i vihet në barrë dhe të dënohet sipas ligjit, si dhe të ngarkohet me shpenzimet e procedurës.