Aurora Group
02LAJME

E konfirmon Lista Serbe: Radoiçiq ishte i pranishëm në veri kur u vendosën barikadat

Lista serbe sapo ka konfirmuar se në protestat e serbëve në veri të Kosovës të dielën ka qenë i pranishëm edhe nënkryetari i kësaj partie, Milan Radoiçiq, i cili kërkohet nga autoritetet kosovare.

Lista serbe sot ka bërë një njoftim të ri lidhur me intervistën e djeshme me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se kjo parti është e “zhvlerësuar” dhe se nuk mund të shantazhojë më qeverinë e Kosovës, si dhe se qeveria e Kosovës nuk dëshiron të bashkëpunojë me ta sepse siç pretendon ai, një bashkëpunim i tillë “do të ishte kriminal”.

Weelnes

Ai tha gjithashtu se barrikadat ishin vendosur nga “njerëz me maska, të armatosur me tuba të gjatë dhe të organizuar mirë, të mbështetur nga një luftë propagandistike dhe informative me lajme të rreme nga mediat nga Serbia, si dhe sulme kibernetike”. Në të njëjtën kohë, ai tha se strukturat në veri nuk kanë mbështetjen e masave të gjera të qytetarëve.

Ndryshe nga pretendimi i Sveçles se Radoiçiq është larguar nga Kosova pas videos që ka bërë në Leposaviq në fillim të korrikut, kjo parti thotë se Radoiçiq në fakt i është bashkuar serbëve në protestat e së dielës.

“Gjëja më e rëndësishme është se Sveçla duhet ta dijë se sa autoritet ka zoti Radoiçiq në mesin e serbëve, gjë që u pa më së miri të dielën kur z. Radoiçiq iu bashkua atyre në protesta, dhe ishte me qytetarët aty. Ai ishte aty për kënaqësinë e përgjithshme të të gjithë të pranishmëve, të cilët atëherë ndiheshin më të sigurt dhe të mbrojtur, sepse, si gjithmonë kur ishte me ta, kujdesej për sigurinë e çdo personi dhe çdo familje në veri”, u shprehën nga Lista Serbe.

 

Premium Store