E konfirmon Policia: Gjendja shëndetësore e 11 vjeçarit që u nxorr nga Ibri ishte e rëndë, u dërgua në QKUK

Pak minuta më parë Mitropol raportoi për një fëmijë që kishte rënë në Ibër.
Rastin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti tha se sot rreth orës 16:00 policia ka pranuar informacion se në Liqenin Akumulues në Mitrovicë kishte rënë një fëmijë i moshës 11 vjeçare, përcjell Mitropol.
“11 vjeçari është nxjerrë nga uji në gjendje të përkeqsuar shëndetsore, fëmiu me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë më pas është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK”, ka thënë Zahiti.
Njësi përkatëse policore kanë dalë në vend ngjarje dhe janë duke hetuar rrethanat dhe shkaqet që kanë të bëjnë me rastin./Mitropol/








