
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në Frashër të Mitrovicës, shkruan ‘Mitropol’.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar tre persona, ka konfirmuar për Mitropol, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë dhe rrugës së rrëshqitshme pas reshjeve.







