Medi
02KOSOVËLAJME

E konfirmon Spitali i Mitrovicës: Dy minatorë të Trepçës u sollën sot sërish në Spital

13 minatorë të minierës së Trepçës pësuan nga acidi sulfurik që u derdh në horizontin e XI dy ditë më parë, 2 prej të cilëve pësuan lëndime serioze në fytyrë dhe ndodheshin në gjendje të rëndë duke u trajtuar në Spital, shkruan “Mitropol”.

Përmes një postimi në Facebook ndërmarja Trepça Sh.A kishte deklaruar se në horizontin e XI, ka ndodhur aksidenti gjatë pastrimit të gypave të pompave me acid sulfurik.

Weelnes

Pas këtij incidenti, puna në minierë u ndërpre dhe miniera dje ishte në pushim.

E sot, pas rikthimit në punë, dy minatorëve të horizontit XI iu përkeqësua gjendja shëndetësore sërish si pasojë e erërave që kanë mbetur ende në horizont, bëjnë të ditur burime ekskluzive të “Mitropol.

Këtë më tej e konfirmuan për “Mitropol” edhe nga Spitali i Mitrovicës.

Drejtori Mjekësor i Spitalit, Dr. Gëzim Berisha konfirmoi se dy minatorë u sollën sërish sot në spital në gjendje të lehtë dhe pa lëndime.

“Sot sërish kemi pranuar në Spital dy minatorë të cilët nuk kanë asnjë lëndim por vetëm patën mundim pasi ishin futur sërish në horizontin ku rrodhi acidi. Do lirohen brenda një ore”, tha Berisha për “Mitropol”.

Kujtojmë se pas raportimit të “Mitropol” për incidentin dhe rrenën e menaxhmentit se minatorët u nxorën jashtë nga ekipa e shpëtimit, drejtori Bahri Karaça u shkarkua nga detyra./Mitropol/

Koha