E paprecedent: Katër pozitat kyçe në Spitalin e Vushtrrisë po funksionojnë me UD, drejtoresha Shefkije Shatri hesht
Tashmë është bërë praktikë jo e mirë që shumë institucione në Kosovë të funksionojnë me ushtrues detyre në pozita kyçq.
Një rast i tillë është edhe Spitali i Vushtrrisë, ku pozitat kyçe tash e një kohë po mbahen me ushtrues detyre.
Veriu.info ka mësuar se pozita të rëndësishme tash e një kohë po mbahen me UD.
Një nga pozitat relevante në spital, siç është ajo e Drejtorit Mjekësor është me ushtrues detyre në Spitalin e Vushtrrisë, pozitë të cilën e ushtron Filloreta Berisha.
Me UD po funksionin edhe pozita e Drejtorit Financiar në këtë institucion shëndetësor.
Veriu.info mëson se edhe Drejtori i Infermierisë dhe zyrtari i Prokurimit po mbahen me UD, pozita të ushtruara nga Fikrije Ferizi, përkatësisht Shaban Ademi.
Gazeta ka kontaktuar Drejtoreshën e Spitalit të Vushtrrisë, Shefkije Shatri, për ta pyetur rreth kësaj çështje se pse nuk po hapen pozitat për këto vende kyçq.
E njëjta nuk është përgjigjur duke thënë që t’ia dërgojmë pyetjet me email, por e njëjta deri më tani nuk ka kthyer përgjigje.