Aurora Group
KOSOVËLAJME

E papritur: Ngacmohet në rrugë ambasadorja e Luksemburgut në Kosovë, arrestohet një kosovar

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet E.H., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari i lartcekur, më 10.11.2021, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ka shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë.

Tripika

Ndaj të njëjtit, do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale.

Koha