
Një rast i pazakontë ka ndodhur në fshatin Kolovicë të Prishtinës, me 7 qershor, ku një person në pompën e derivateve “Veda Petrol”, ka mbushur automjetin karburant, e më pas është larguar pa paguar faturën, shkruan Mitropol.
Rasti ka ndodhur në orën 21:37. Vetura është e tipit Opel Corsa, me ngjyrë të gjelbër me targa 01-548-QP.
Policia është njoftuar me rastin dhe vetura, sipas burimeve të “Veda Petrol”, është shpallur në kërkim policor, me kërkesë që nëse haset apo identifikohet vetura, të njoftohet menjëherë policia.
Rasti është cilësuar nga policia si “Vjedhje e shërbimeve” dhe është proceduar për hetime të mëtejshme.








