KOSOVËLAJME

E rëndë: Bie nga ndërtesa një 29 vjeçar, dyshohet se kreu vetëvrasje

Një 29 vjeçar sot dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Ferizaj në një objekt banesor që ishte duke u ndërtiar.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Market Florenti
KL
Florenti Company
Koha

“Ju njoftojmë se rreth 13:00 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj në një objekt banesor në ndërtim e sipër, një person, mashkull i moshës rreth 29 vjeçar, dyshohet se ka bërë vetëvrasje”.

Mjekët nga Qendra Emergjente e Ferizajt, që kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar vdekjen e tij.

Ekipe të policisë rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes gjithashtu dhe po e hetojnë rastin.

Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.