Aurora Group
02LAJME

E rëndë: Burri nga Mitrovica tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në QKUK

Traumat që vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.

Kështu ka ndodhur edhe sot në një familje në fshatin Suhodoll në Mitrovicë, ku një burrë i moshës 30-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së tij, duke konsumuar preparate higjienike dhe për pasojë i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Active

Rasti është denoncuar në Polici nga nëna e viktimës, e cila kërkoi ndihmë nga Policia dhe Emergjenca, me ç’rast njësitet përkatëse dolën në vendin e ngjarjes, ku e gjetën të riun të shtrirë në dyshemenë e dhomës së tij.

I njëjti është dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor, teksa në anën tjetër, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit./Sinjali/

Active 1